Haradinaj: LSI-ja është kthyer në shpresë për suksesin e shqiptarëve

3 Dhjetor 2016 - 17:41      

Sot në Tiranë është mbajtur Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim. I pranishëm nga Kosova ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, në fjalën e tij të shkurtër përshëndetëse theksoi se LSI në rrugën e saj politike, jo vetëm që ka identitetin e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, transmeton Koha.net.

“Dëshiroj sot t’ju them se u binda se LSI-ja në rrugën e saj politike tani jo vetëm që ka identitetin e saj, argumentet dhe njerëzit e saj, por është kthyer edhe në shpresë për suksesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kolegëve të mi, që janë të shumtë sot, janë edhe aleanca e të rinjve, ju urojmë sukses në këtë Konventë dhe në rrugëtimin e mëtejshëm”, tha Haradinaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...