Kodheli reagon ndaj deklaratës së ministrit grek të Mbrojtjes

3 Dhjetor 2016 - 17:33      

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli reagoi sot pas deklaratave të homologut të saj grek Panos Kammenos.

Sipas lajmit të publikuar në media të ndryshme vendase, një ditë më parë ministri grek i Mbrojtjes, i pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, në praninë edhe të gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Kammenos tha se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Kodheli deklaron se “NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar”.

“Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”, shkruan Kodheli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...