3 Dhjetor 2016 - 16:11
Ai gjithashtu ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme të Zvicrës, Alain Berset, transmeton Koha.net.
“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë me ç'rast e njoftuam ministrin Berset për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Biseduam edhe për marrëveshjen ende të panënshkruar për pensione mes Kosovës dhe Zvicrës. Mos nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ua pamundëson qytetarëve të Kosovës realizimin e përfitimeve të tyre pensionale nga Zvicra nëse janë kthyer të jetojnë në Kosovë, edhe pse kanë kontribuar me punë e financiarisht sa kohë që kanë jetuar e punuar në Zvicër”, ka treguar Ymeri në llogarinë e tij në Facebook.
Ymeri po qëndron në Zvicër bashkë me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, deputetin Faton Topalli dhe kryetarin e Qendrës së Lëvizjes në Zvicër, Mujë Shala.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...