Haradinaj në konventën e LSI-së: Faktori politik shqiptar duhet të jetë unik

3 Dhjetor 2016 - 15:10      

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me nënkryetarët, Pal Lekaj e Ahmet Isufi, kryetaren e rinisë së AAK-së, Diellza Hoti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, më ftesë të kryetarit Ilir Meta, sot ka marrë pjesë si mysafir nderi në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari Haradinaj i është drejtuar me një fjalë rasti të pranishmëve, duke e përshëndetur konventën dhe strukturat udhëheqëse të LSI-së.

Sipas njoftimit për media të AAK-së, Haradinaj aty ka theksuar po ashtu se faktori politik shqiptar duhet të jetë unik për të qenë ndikues në zhvillime pozitive e të jetë i pathyeshëm në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë, në mbarë botën kudo ku jetojnë ata.

“Të arriturat tona të ndërsjella na ndihmojnë që të jemi bashkë e të fortë drejtë synimeve tona në integrimet euroatlantike”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...