Foto ilustrim

Mësuesit shqiptarë duan pagën e 13, paralajmërojnë pezullim të mësimit

3 Dhjetor 2016 - 15:02      

Federata e sindikatave të arsimit paralajmëron pezullim të procesit mësimor në ditët e fundit të dhjetorit nëse nuk do të arrihet konsensusi për shpërblimin e fundvitit për mësuesit e sistemit parauniveristar.

“Një kërkesë specifike është dhënia e shpërblimit që u paguhet punonjësve të sistemit parauniversitar në fund të vitit. Është tashmë një detyrim ligjor dhe kontraktual, pasi është arritur në mënyrë të një pas njëshme pas negociatave dhe kontratave kolektikve me ministrinë e Arsimit dhe është sanksionuar dhe në Kodin e Punës”, thotë Arjan Dyrmishi, kreu i Federatës së Sindikatës së Arsimit.

Kreu i federatës së sindikatave thotë se janë në pritje të përgjigjes nga ministri i Financave dhe ajo e Arsimit ndërkohë që përgjigja negative do të sjelle reagim sipas hapësirave ligjore, raporton tch.

“Organizata të caktuara në qytete të caktuara kanë shprehur qëndrim të tyre që është më i avancuar, për të ndërprerë mësimin në shenjë proteste apo qëndrime që janë për të tërhequr vëmendjen po dhe për të rritur presionin”, thotë Dyrmishi.

Sindikalistët nuk janë kundër shpërblimit të mësuesve në bazë të perfomancës por ata kërkojnë shpërblimin prej 10 mijë lekë për të gjithë mësuesit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...