Havolli i përkthen në besim ndaj kryeministrit dilemat që ngrihen ndaj tij

3 Dhjetor 2016 - 14:16      

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, e ka përkthyer në besim ndaj shefit të tij morinë e pyetjeve që janë drejtuar atij, në rastin e fundit edhe për vizitën në veri të vendit.

“Përmendet veriu, komenti menjëherë: Kryeministër pse s'po shkon? Shkon Kryeministri në veri: Komenti menjëherëë: Në cilën rrugë shkove? Pse u vonove? Përgjigjet gjatë gjithë ditës ishin se Kryeministri ka shkuar nëpër rrugë të Kosovës, pa vonesë. Por prapë, jeni duke kërkuar qime në ve (kime në vo)”, ka shkruar ai.

Sipas Havollit, që është edhe shef i kabinetit të kryeministrit Mustafa, një është e sigurt.
“Se kjo nguti që çdo punë të këtyre 17 viteve e keni kërkuar dhe e keni prite nga kryeministri Isa Mustafa, tregon se të gjithë ju në fakt, që për çdo proces që ngritni pikëpyetje dhe keni ‘hedhë gurë’ ndaj çdo pune, thellë në ndërdijen tuaj keni besim tejet të madh ndaj Kryeministrit se përndryshe, këto pyetje, nuk i keni bërë në 17 vitet e fundit”, ka shkruar Havolli, përcjell Koha.net. “‘Qime në ve’ nuk do të gjeni, përveç nëse ia vendosni vet ndonjë me ngjitës”, ka shtuar më tej.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...