Policia konfirmon se kryeministrit iu bllokua rruga në veri

3 Dhjetor 2016 - 13:55      

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh ka njoftuar se rreth 200 serbë të veriut kanë bllokuar rrugën, nëpër të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa po tentonte të shkonte në ceremoninë e përurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin.

“Fshati Rudarë i Madh, Zveçan 02.12.2016 - 12:20. Raportohet se rreth 200 qytetarë kanë bllokuar rrugën në dy drejtimet në shenjë pakënaqësie lidhur me ardhjen e Kryeministrit të Kosovës. Rreth orës 14:55 protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe rruga është zhbllokuar. Nuk raportohet për ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Përkundër pamjeve që dëshmonin këtë ngjarje, kryeministri Isa Mustafa ndryshoi gjatë ditës së djeshme disa herë deklaratat. Nga veriu, ku megjithatë kishte arritur të shkonte nëpër rrugë alternative, Mustafa ishte kthyer në Drenas, nga ku tha se askush nuk ia bllokoi rrugën. Më pas e pranoi një gjë të tillë, por tha se ata që ia bllokuan rrugën mbetën midis rruge e vet shkoi atje ku ishte nisur.

Për këtë ceremoni ishte vonuar goxha. Kosovapress njoftoi se Mustafa atje u vonua rreth 1 orë e 40 minuta. Kryeministri dje e mohoi këtë duke thënë se ishte me kohë atje, por sot ka shkruar në profilin e tij në Facebook për të thënë se është vonuar nja 10-15 minuta.

Vizita e kryeministrit ka ngjallur pakënaqësi te serbët lokalë, derisa përfaqësuesit e tyre kanë thënë se ndërpresin çdo komunikim me KFOR-in, që e ftoi Mustafën në përurim të urës. Madje Gjuriq tha se “NATO e kontrabandoi Mustafën në veri përmes rrugëve malore të emigrantëve”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...