3 Dhjetor 2016 - 12:13
“Përmes kërcënimit z. Shala po tenton që në marrëveshje me kompaninë ‘Sigal’ të ndryshojë kontratën për sigurime shëndetësore, në dëm të të punësuarve të RTK-së dhe familjarëve të tyre”, thuhet në letrën e SPRTK-së, teksa është bashkngjitur edhe ajo që është cilësuar “Dëshmi nga letra e Drejtorit Gjeneral, Mentor Shala drejtuar të punësuarve me 02 dhjetor 2016”
“Te nderuar kolegë, .... Edhe njehere kerkoj nga ju qe mos te manipuloheni nga disa individe qe nate e dite jane duke punuar per ta prish imazhin e RTK dhe per cka edhe do te japin pergjegjesi. Kjo kontrate e sigurimeve eshte negociuar edhe nga perfaqesuesit sindikal qe tash po ju keqperdorin per qellime te uleta te tyre. Prandaj kerkoj nga ju qe te permbaheni nga komentimet ne mediat sociale dhe permes emailave”, citon SPRTK emailin e Shalës.
Në reagim thuhet edhe se “kjo tendencë e z. Shala dhe kompanisë ‘Sigal’ u kundërshtua ashpër nga Sindikata e Pavarur dhe të punësuarit e RTK-së në përgjithësi”.
“Kontrata me kompaninë ‘Sigal’ është lidhur në janar të vitit 2015, dhe për këto shërbime të punësuarit e RTK-së financojnë pjesën më të mëdha të parave. Kjo kontratë dy vjeçare sillet rreth shifrës 1 milion euro. Që nga 15 nëntori i këtij viti është pezulluar shërbimi me kartelë, veprim ky që bie në kundërshtim me kontratën. Me këtë vendim arbitrar, të siguruarit e RTK-së dhe familjarët e tyre po dëmtohen si në aspektin e shëndetit ashtu edhe atë financiar”, thuhet në reagimin e SPRTK-së. “Në vend se ky veprim të kundërshtohet nga RTK, çuditërisht, Drejtori Gjeneral Mentor Shala, presionin po e drejton në drejtim të punësuarve madje duke i kërcënuar me masa ndëshkuese”.
Sipas SPRTK-së, edhe pse RTK, në fillim të çdo muaji nga pagat e të punësuarve ndal paratë për sigurime shëndetësore, për ta dhe familjarët e tyre, Drejtori Shala e pranon se nuk i kanë kryer me kohë obligimet ndaj Kompanisë “Sigal”.
“Sindikata fton Prokurorinë e Shtetit dhe Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, që urgjentisht të hetojnë këtë rast të kundërligjshëm dhe të dëmshëm për buxhetin dhe shëndetin e të punësuarve të RTK-së dhe familjarëve të tyre, e që në total bëhet fjalë për mijëra persona”, thuhet në fund të reagimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...