Foto ilustrim

SBASHK-u thotë se DKA-të po duan të bëjnë çfarë donë me arsimin nëpër komuna

3 Dhjetor 2016 - 12:03      

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar ndaj shkeljeve që ka thënë se po bëhen në punësimin e mësimdhënësve në pushtetet lokale.

“Rasti i edukatores Indira Haliti në Mamushë, rasti i mësimdhënëses Samire Çoçaj në Zym të Hasit dhe raste të tjera të bëra publike a të heshtura tregojnë se DKA-të dhe pushtetet lokale në disa komuna të Kosovës po duan të bëjnë çfarë të ju teket me arsimin dhe të punësuarit në këtë sektor me rëndësi”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut. “Edukatorja Indira pas shumë angazhimeve të saj, të SBASHK-ut dhe inspektorëve të arsimit mbrojti arsyeshëm vendin e punës. Inspektorët e arsimit duhet të reagojnë që nga e hëna edhe ndaj rastit të krijuar në shkollën ‘Shtjefën Gjeqovi’ në Zym të Hasit. Mësimdhënësja Samire Çoçaj tani e sa vite punon atje dhe ka 15 orë nga gjuha shqipe dhe letërsia e që është profesioni i saj. Ajo është dashur të ketë kontratë pune në kohë të pacaktuar se kështu e thotë Udhëzimi Administrativ i MASHT, i shtatorit të vitit 2015, por në vend të kësaj DKA-ja në Prizren shpall konkurs për këtë vend pune dhe kështu shkel ligjet dhe Udhëzimin Administrativ të MASHT”, thuhet më tej aty.

SBASHK-u, thotë se me të marrë ankesën nga Samirja ka përgatitur gjithë dokumentacionin dhe i është drejtuar Departamentit të Inspektimit në MASHT dhe ata është pritur të vepronin si zakonisht, por ngjarjet u zhvilluan në Zym me shpejtësi dhe sollën situatën e bojkotit të mësimit, reagimin e kolegëve të Samires dhe ndërhyrjen e policisë.
“Në vend të policisë është dashur të ndërhyjnë inspektorët e arsimit të Regjionit të Prizrenit. Ata nuk duhet të lejojnë padrejtësi. Ata është dashur të sjellin vendim meritor dhe ta mbrojnë atë. SBASHK-u kërkon që inspektorët e arsimit të nivelit Regjional dhe ata të MASHT të reagojnë dhe ta mbrojnë ligjin dhe të drejtën”, thuhet në reagim, përcjell ksp. “SBASHK-u me angazhime konkrete ka përkrahur përpjekjet e mëdha të Ministrit Bajrami për ngritjen e cilësisë në arsim, por cilësia nuk mund të shënojë ngritje të dëshiruara nëse arsimin dhe mësimdhënësit i lëmë në mëshirën e tekave të DKA-ve dhe njerëzve të tjerë të qeverive lokale . Komunat kanë prirje të sillen sikur të jenë shtete në shtet dhe të bëjnë ashtu si u teket edhe në arsim, por kjo nuk duhet toleruar. Arsimi dhe punëtorët arsimor nuk janë pronë as e drejtorëve të DKA-ve e as e qeverive lokale. Ata janë njerëz të këtij vendi dhe i mbron e do t’i mbrojë ligji dhe SBASHK-u”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...