Thaçi përgëzon kandidatët e Drenasit për fushatën, fton qytetarët të votojnë

3 Dhjetor 2016 - 10:26      

Qytetarët e Drenasit nesër votojnë për kryetarin e ri të tyre. Por, fituesit e vërtetë do të jenë vetë qytetarët. Ata do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës.

Kjo është bindja e kreut të shtetit, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar edhe se “sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës. I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik”, ka shkruar Thaçi.

“Por, më së shumti i përgëzoj qytetarët e Drenasit, që kanë mundësuar një garë elektorale të drejtë dhe dinamike. I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...