3 Dhjetor 2016 - 09:46
Dje tërë ditën ka insistuar se ka shkuar me kohë në përurimin e urës mbi Bistricë, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, projekt 400 mijë eurosh i KFOR-it. E sot ka pranuar se është vonuar, por jo aq sa është raportuar.
Lexo edhe: Mustafa komenton sërish punën e mediave, insiston se ishte me kohë në përurimin e urës
“Nuk e kam shprehi të vonohem. Nuk jam vonuar në orë me studentë, nuk vonohem në punë dhe nuk vonohem në mbledhje të Qeverisë. Për hirë të vërtetës dua ti sqaroj opinionit se ftesa për hapjen e urës nga KFOR-i ka qenë për orën 14:00. Unë kam arritur ndërmjet orës 14:10 ose 14:15 min. Ceremonia ka përfunduar në ora 14:45, prandaj kam arritur në Drenas në ora 16:30. Të gjitha pretendimet se jam penguar dhe se kam arritur me një orë e gjysmë ose dy orë vonesë janë të pavërteta”, ka thënë Mustafa. “Më vjen keq që duhet të merrem me këto gjëra”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...