Paralajmërohen masa ndaj atyre që do të manipulojnë zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas

3 Dhjetor 2016 - 08:48      

Në ditën e përmbylljes së fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë bërë të gjitha përgatitjet dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Ata kanë paralajmëruar dënime për të gjithë ata që do të tentojnë ose do të manipulojnë zgjedhjet në Drenas, ndërkohë që kanë thënë se gjatë fushatës nuk është shënuar asnjë incident, shkruan sot Koha Ditore.

Në një konferencë të përbashkët për media, që është mbajtur të premten, përfaqësuesit e KQZ-së, të Prokurorisë e të Policisë, kanë thënë se presin që procesi zgjedhor të shkojë sipas planifikimit dhe se kanë angazhuar personel shtesë për këtë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-së, Enis Halimi, ka thënë se përgatitjet, si dhe implementimi i procesit zgjedhor në Drenas po shkon sipas planeve operacionale të KQZ-së. Ai ka theksuar se i kanë të gjitha materialet në depot e tyre dhe se kanë përfunduar trajnimin e komisionarëve.

Halimi ka folur edhe për pastrimin e listave të votuesve. Ai nuk ka siguruar që listat e votuesve janë pastruar qind për qind, dhe për këtë përgjegjëse ka bërë Agjencinë e Regjistrimit Civil, prej të cilit ka thënë se e marrin listën. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...