Kuvendi “qëllimshëm” e ka dështuar auditimin e financave të partive politike

3 Dhjetor 2016 - 07:33      

Për katër vjet radhazi Kuvendi ka dështuar që të përzgjedhë auditorë për t’i audituar partitë politike, siç e obligon Ligji që nga viti 2011.

Procesi i përzgjedhjes së auditorëve ka dështuar fiks qe katër herë. Njohës të procesit të auditimit e edhe të punës së institucionit legjislativ, kanë thënë se Kuvendi, i cili përbëhet nga përfaqësues të partive politike, qëllimshëm e ka dështuar procesin, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo sipas tyre bëhet me qëllim që të fshihen keqpërdorimet. Disa nga ta kanë thënë se është edhe konflikt interesi që anëtarë të partive politike, në këtë rast deputetët, të bëjnë përzgjedhjen e auditorëve që do të auditojnë financat e partive politike.

Lidhur me këtë zyrtarë të Kuvendit të Kosovës kanë thënë se procesi disa herë ka dështuar në mungesë të ofertuesve të mjaftueshëm, 10 sa i përcakton ligji, e disa në mungesë të buxhetit. Sipas tyre me këtë buxhet dhe me këtë ligj, vështirë se auditimi do të mundë të realizohet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...