Abdullahu: Alternativa jonë është që ta zhbëjmë mendësinë e kontrabandës në veri

3 Dhjetor 2016 - 00:00      

Njësoj si shefi i tij Isa Mustafa, edhe këshilltari Faton Abdullahu ka insistuar se në vizitën në veri për të përuruar urën që lidh Zveçanin me Leposaviqin kanë shkuar me kohë.

Vonesën prej 1 orë e 40 minutash ai e ka cilësuar si “një lloj vonese”.

“Mund të jetë një lloj vonese, por ceremonia nuk ka nisur pa shkuar ne”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Bishtnimin e rrugës ka thënë se e kanë bërë pas sugjerimit të organeve të sigurisë.
“Udhëtimi i kryeministrit është çështje e sigurisë. Ne kemi pasur sugjerim që të shkojmë në rrugën tjetër dhe ashtu ka ndodhur. Ne e dimë që atje është një mentalitet bllokues, një problem jo i tashëm por i trashëguar. Kemi shkuar atje për të treguar se Kosova është unike”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu e ka quajtur të mirë e produktive.

“Ishte një vizitë e cila hyn në kuadër të programit që ka për bazë shtrirjen e funksionalizmit të institucioneve të vendit në çdo cep të vendit. Edhe shkuarja e Mustafës në këtë pjesë të vendit është në kuadër të këtij programi. Kishte simbolikë ndërtimi i një ure, që lidh dy komuna”, ka thënë Abdullahu. “KFOR-i e ka vlerësuar se çdo gjë është në rregull dhe kryeministri mund të udhëtojë atje, dhe kryeministri ka vlerësuar se mund të shkojë”, ka shtuar më tej ai.

Duke iu referuar deklaratës së Gjuriqit, se Mustafën e kontrabandoi NATO nëpër rrugë malore, ai ka thënë se “mendësia se në atë pjesë duhet kontrabanduar diçka është ajo që ne po provojmë ta zhbëjmë”.

Ndërsa në komentet për mediet nga kryeministri Mustafa, Abdullahu tha se mendimi i tij dhe i Qeverisë është shumë i mirë për medie, madje “ngazëllehem nga disa medie për raportimin e tyre”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...