2 Dhjetor 2016 - 23:28
Hysenaj ka thënë se në vend që të kërkonte respektim të Lirisë së Shprehjes e Medieve, ai hodhi “copëza” urrejtje ndaj fjalës së lirë, transmeton Koha.net.
Ai më tej thotë se raportet ndërkombëtare nuk kanë arritur mbase ende ta bindin për gjendjen e Lirisë së Fjalës kryeministrin Mustafa.
“Mbase raportet e shumta ndërkombëtare që theksojnë problemet jashtëzakonisht të mëdhaja në tendencën për cungimin e Lirisë së Shprehjes nuk e kanë bindur kryeministrin se ai është përgjegjës direkt për gjendjen aktuale. Në vend se kryeministri të kërkojë funksionim të gjyqësorit, transparencë dhe respektim të lirisë së shprehjes, atij serish ia paskan zënë rrugën mediet”, ka shkruar Hysenaj, që në fund i lutet kryeministrit për respekt ndaj komunitetit gazetaresk dhe i tregon se të kujt janë mediet.
“Kryeministër, mediet nuk janë të Serbisë por janë të qytetarëve të Kosovës. Andaj të lutem; Respektoje lirinë e medias. Respektoje lirinë e shprehjes. Respektojeni gazetarin”, përfundon Hysenaj
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...