Foto ilustrim

Pesë persona grushtuan koordinatorin e Panelit për lirim me kusht

3 Dhjetor 2016 - 07:12      

Pesë persona e kanë pritur derisa ka dalë nga zyra pasditen e së enjtes Bedri Durakun, koordinator i Panelit për lirim me kusht.

Me të parë, e kanë sulmuar me grushte e shqelma. Pas lëndimeve të marra, ai është trajtuar në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyet e sulmit Duraku ka thënë se nuk i di. Edhe Policia e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij rasti. Ka thënë vetëm se deri më tani nuk është arrestuar askush.

Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka dënuar këtë sulm duke e konsideruar si sulm ndaj drejtësisë, si dhe ka kërkuar që kryerësit të vihen sa më parë para drejtësisë.

Për rrethanat e kësaj ngjarjeje “Koha Ditore” fillimisht e ka kontaktuar vetë Durakun, i cili ka thënë se është duke u trajtuar në QKUK. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...