3 Dhjetor 2016 - 06:45
Kjo komunë ka shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata e Apelit ia ka konfirmuar Nexhat Demakut dënimin për krime lufte, shkruan sot Koha Ditore.
Demaku ishte duke e ushtruar mandatin e tretë si kryetar komune, kur është dorëhequr pas verdiktit.
Drenasi dhe komuna fqinje, Skënderaj, janë dy bastionet më të mëdha të PDK-së, subjekt politik që prej një dekade mban primatin në nivel vendi për nga fuqia elektorale.
Rivaliteti për t’i dhënë vota kësaj partie është shoqëruar edhe me rivalitet për të siguruar sa më shumë projekte kapitale nga buxheti qendror. Dhe, në këtë pikë Skënderaj e ka lënë shumë pas Drenasin. Prandaj, së fundmi, qytetarët e kësaj të fundit kanë treguar distancim ndaj PDK-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...