2 Dhjetor 2016 - 21:38
“Duke pasur parasysh faktin se ura do të jetë një avantazh i rëndësishëm për zhvillimin e komuniteteve të tyre. Urat janë në të vërtetë ndër simbolet më të fuqishme të bashkëpunimit. Ato lidhin njerëzit, ato hapin rrugët tregtare – sjellin prosperitet dhe tolerancë”, thuhet në njoftimin për media. “KFOR-i do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë popujve në Kosovë”, thuhet më tej aty.
Përfaqësuesit politik të serbëve të veriut të Kosovës kanë ndërprerë komunikimin dhe marrëdhëniet me KFOR-in, thuhet nga kabineti i kryetarit të Mitrovicës veriore Goran Rakiq.
Lexo edhe: Mustafa komenton sërish punën e medieve, insiston se ishte me kohë në përurimin e urës
Ndërkohë, përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës kanë thënë se e dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it i cili, sipas tyre, sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri.
“Dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in”, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit, transmeton Tanjug.
Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi të kenë thënë se "KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti”.
Sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin e urës në Bistricë edhe pse një grup i serbëve kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare por kryeministri ka përdorur rrugë alternative për të shkuar në vendin e ngjarjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...