Komisioni i Kuvendit për Drejtat e Njeriut e lë për javën tjetër shqyrtimin e peticionit për Deharin [video]

2 Dhjetor 2016 - 19:09      

Prej 29 nëntorit, në Kuvendin e Kosovës po qëndron peticioni me rreth 24 mijë nënshkrime të qytetarëve që kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin, por ende nuk është trajtuar nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut e Peticione.

Sipas kërkesës së bërë mbledhja do të duhej të mbahej sot në orën 14: 00, por përgjigje nuk i ka kthyer kryetarja e komisionit Lirie Kajtazi.

Teuta Haxhiu thotë se është për të ardhur keq se si injorohen rreth 24 mijë nënshkrime të qytetarëve.

Ndërsa njëra ndër iniciuesit e peticionit, Besa Luzha, pret që kjo çështje të trajtohet shpejt në komision, ndërsa thotë se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, atëherë me të drejtë qytetarët e humbin besimin në institucionet e Kosovës.

Kryetarja e komisionit Lirie Kajtazi i ka thënë KTV-së se peticioni do të shqyrtohet javën që vjen.


Komisioni i Kuvendit për Drejtat e Njeriut e lë... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...