2 Dhjetor 2016 - 18:15
Por Mustafa në destinacionin e dëshiruar, në përurimin e urës që lidh Zveçanin me Leposaviqin ka shkuar me rreth 2 orë vonesë, për shkak se rreth 100 serbë kishin bllokuar rrugën kryesore dhe nuk donin që të lejonin kryeministrin t’i bie andej.
Eskorta e tij i është bindur atyre duke bishtnuar nëpër rrugë alternative.
“Ne ishim në inaugurim të urës e përfunduam atë dhe është një argument që neve askush nuk mund të na ndal të qarkullojmë në vendin tonë dhe t’i vizitojmë vendet tona”, tha Mustafa.
Ndryshe, KosovaPress që ka qenë prezent në ceremoninë e inaugurimit të urës, e cila ishte paraparë të fillojë në ora 13:00, raporton se filloi me 1 orë e dyzet minuta vonesë, për shkak se kryeministri Isa Mustafa është detyruar të përdorë rrugë alternative për të arritur në vendin e ngjarjes.
Pjesë e udhëtimit ka qenë edhe komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo për të cilin është liruar rruga. Gjatë mbrëmjes, serbët e veriut kanë bërë me dije se kanë ndërpresin çdo komunikim me KFOR-in për shkak të ngjarjes së sotme. [Lexo më shumë]
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...