2 Dhjetor 2016 - 18:12
Përfaqësuesit politik serbë të Kosovës dënojnë ashpër instrumentalizmin e KFOR-it I cili sot ka luajtur një rol politik me rastin e Isa Mustafës i cili pa paralajmërim qëndroi në veri dhe për këtë ndërpritet komunikimi dhe bashkëpunimi me KFOR-in, thuhet në deklaratën nga kabineti i Rakiqit, transmeton Tanjug.
Në deklaratë precizohet se përfaqësuesit serbë nga komuna veriore e Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi të kenë thënë se "KFOR-i me këtë veprim ka tejkaluar linjën e hollë që e ndan atë nga paqeruajtësit nga okupatori sepse në vend që të shërbejë stabilitetit në vend sot ka qenë faktor destabiliteti".
Ndryshe sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka marrë pjesë në përurimin e urës në Bistricë edhe pse një grup i serbëve kanë bllokuar rrugën në fshatin Rudare por kryeministri ka përdorur rrugë alternative për të shkuar në vendin e ngjarjes.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...