2 Dhjetor 2016 - 16:58
Ka thënë se mori pjesë në përurim.
“Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës. Ishte kënaqësi të shoh një urë të ndërtuar me standarde të larta, e cila do t’ua lehtësojë lëvizjen banorëve të kësaj ane. Urime!”, ka shkruar Mustafa.
Por, serbët e veriut kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.
Minatorët kanë vendosur një kamion në mes të rrugës për të penguar kalimin e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës.
Mustafa e Fungo kanë përdorur rrugët alternative për të shkuar në ceremoninë e përurimit të urës së re mbi lumin Bistricë.
Ata bashkë me ministrin e FSK-së, Haki Demollin dhe atë të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni kanë përdorur rrugët alternative për shkak se rreth 100 serbë kanë bllokuar rrugën.
Serbët dëshironin të mos kalojë Mustafa në atë pjesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...