Veseli dhe drejtori i USAID-it nënshkruajnë marrëveshje 300 mijë dollarëshe për hulumtimet parlamentare

2 Dhjetor 2016 - 15:36      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtori i USAID-it, James Hope, sot kanë nënshkruar marrëveshjen "Mbështetje për Hulumtime Parlamentare", me të cilën synohet të fuqizohen kapacitetet hulumtuese të Kuvendit të Kosovës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, sipas Veselit, është dëshmi se partneriteti ynë po fuqizohet.

“Kuvendi vazhdon të jetë institucioni më transparent dhe llogaridhënës. Por, kjo nuk mjafton. Ne, po ashtu, kemi nevojë t’i ngrisim kapacitetet tona dhe cilësinë e ligjeve që miratojmë. Kjo është e mundur vetëm me angazhimin tonë të përbashkët”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli ka falënderuar edhe administratën e Kuvendit për punën e saj, duke u ndalur veçanërisht te departamentet që ndihmojnë në hartimin e ligjeve. Hartimi i ligjeve cilësore, sipas kryeparlamentarit Veseli, kërkon kohë dhe ekspertizë për fusha të caktuara, që ndonjëherë edhe nuk i kemi.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se për dy vjetët e ardhshme, së bashku me USAID-in dhe një OJQ si zbatuese e kësaj marrëveshjeje, do të angazhohen ekspertët e nevojshëm nga fushat që janë në interes për vendin tonë. Shuma e kësaj marrëveshjeje arrin në rreth 300 mijë dollarë, ku Kuvendi i Kosovës ka kontribuar me 20 mijë euro, ndërsa USAID-i me rreth 280 mijë dollarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...