Ministri i Arsimit ngushëllon familjen Bajraktari

2 Dhjetor 2016 - 15:29      

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Prof.Dr. Ismet Bajraktari, thuhet në ngushëllimin që ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami i ka dërguar familjes Bajraktari.

Profesor Bajraktari, më shumë se katër dekada të jetës së tij, ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës.

Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe në punën shkencore, si dhe personaliteti i tij, e vendosin profesor Bajraktarin në memorien e arsimit shqip, si një nga emrat më kontributdhënës.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta, thuhet në ngushëllimin e ministrit Bajrami.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...