2 Dhjetor 2016 - 15:27
Ministri Yagcilar fillimisht njoftoi të pranishmit se nga konkluzionet që kanë rezultuar nga takimi i fundit i këtij forumi, një pjesë substanciale e tyre tashmë janë plotësuar dhe disa të tjera janë duke u realizuar. Në përmbushje të konkluzioneve të dala nga takimi i fundit të GVRAP-it, Qeveria e Kosovës ka filluar punën për procesin e hartimit të analizës për Rishikimin e institucioneve dhe agjencive të pavarura në kuadër të Kuvendit, dhe organeve qendrore në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo analizë do të ndihmojë edhe në hartimin e pakos së legjislacionit për administratë publike, ku janë hartuar tre koncept-dokumente për administratë publike, për pagat në sektorin publik, si dhe për shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Në vazhdim, ministri Yagcilar, përmendi aprovimin e Strategjisë për Reformë të Menaxhimit të Financave Publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, rishikimin e dy strategjive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, si Strategjinë për rregullim më të mirë dhe Strategjinë për koordinim dhe planifikim të politikave.
Më tutje, ministri Yagcilar vlerësoi lart këtë takim si mundësi për të diskutuar mbi programet e ardhshme për mbështetje buxhetore sektoriale për procesin e reformës së administratës publike me të cilin synohet programimi efektiv i mbështetjes nga Bashkimit Evropian.
David Cullen, nga Komisioni Evropian, vlerësoi punën e bërë nga e institucionet e Republikës së Kosovës, lidhur me proceset në reformën e administratës publike dhe angazhimin e ministrit Yagcilar në këtë proces, duke theksuar se Komisioni Evropian do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar obligimet që dalin nga ky proces.
Në fund të këtij takimi dolën një varg konkluzionesh, për të cilat, palët u dakorduan që të realizohen deri në takimin e ardhshëm të GVRAP-it, në qershor të vitit 2017.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...