Shëndetësisë, prioritet në agjendat politike në rrafshin global

2 Dhjetor 2016 - 15:08      

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë Dr Imet Rrahmani, i ftuar nga Ministrja e Shëndetësisë Publike të Katarit, Dr Hanan Al Kuwari, mori pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi, që u mbajt në Doha të Katarit.

Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi, WISH-i i këtij viti konsiderohet të jetë konferenca me pjesëmarrjen më të madhe të politikanëve, akademikëve, liderëve të kompanive dhe hulumtuesve shkencorë që nga zanafilla e kësaj konference. Pjesëmarrësit pa asnjë përjashtim, përcollën porosinë se shëndetësia duhet të ketë prioritet në agjendat politike si në rrafshin global ashtu edhe në atë lokal, duke insistuar për domosdoshmërinë e investimeve më të mëdha në shëndetësi.
Ministri Rrahmani, i shoqëruar nga z. Hysein Reka, menaxher i Fondit për Sigurime Shëndetësore në Doha dhe këshilltar i Ministrit për Sigurime Shëndetësore, mori pjesë në diskutimin panel, të udhëhequr nga gazetari i HARD talk i BBC-së, Stephen Sackur me ç’rast shpalosi një nga sfidat më të mëdha të shëndetësisë aktuale – investimi në shëndetësi.
Gjatë punimeve të Samitit, Ministri Rrahmani është takuar me Ministren e Shëndetësisë së Katarit dr. Al Kuwari, Ministrin e Shëndetësisë së Mianmarit-it, Dr. Myint Htwe, Ministrin e Shëndetësisë së Omanit, dr.Salim Al Abni, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Global për TB dhe HIV/AIDS, Dr Mark Dybul, Drejtorin e Sektorit Financiar të FMN-së, Zt. Sanjeev Gupta, Shefin Ekzekutiv të kompanisë për sigurime shëndetësore Daman dhe Munich Health Zt. Michael Bitzer, dhe me shumë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, duke shtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në evenimente të rëndësishme botërore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...