Vetëvendosje dorëzon dëshmitë e veta në Gjykatë e Prokurori për aktivistët e vet

2 Dhjetor 2016 - 12:23      

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Themelore dhe në Prokurorinë Themelore materialet me video, ku, sipas Vetëvendosjes, dëshmohet pafajësia e gjashtë aktivistëve të Lëvizjes, të arrestuar para më shumë se 3 muaj dhe që, thotë ajo, hetohen për terrorizëm.

“Tashmë faktin që aktivistët e nuk kanë qenë aty dhe alibinë e dëshmuar me video dje në konferencën e Lëvizjes, e ka parë gjithë opinioni në Kosovë, por meqë mund të ketë hapësirë për keqkuptime, ne sot i kemi sjellë nga një kopje të kësaj videoje edhe prokurorisë e edhe gjykatës”, ka thënë aktivisti Valdrin Ahmeti pas dorëzimit të alibive në Gjykatë, thotë kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve tanë që po mbahen padrejtësisht në burg: Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, dhe aktivistët Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi që po mbahen në arrest shtëpiak, ka thënë ai.

“Deri më tani, përveç fotografive nga disa markete dhe fotografive nëpër bankomate, hetuesia dhe prokuroria nuk ka paraqitur ndonjë provë bindëse as për t'i mbajtur 48 orë, e lëre më 95 ditë siç po ndodhë”, shtoi më tej Ahmeti.

Pikërisht duke vuajtur padrejtësisht burgun nga ky proces gjyqësor i montuar politikisht, vdiq në rrethana shumë të dyshimta shoku dhe bashkaktivisti ynë Astrit Dehari. Siç dëshmohet edhe nga videoja Astriti dhe 5 aktivistët e tjerë nuk kanë të bëjnë fare me rastin, dhe shteti duhet të japë përgjegjësi për burgosjen e tyre.

Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi në Kosovë, nuk do të ndalemi së kërkuar Drejtësi për Astritin deri sa të zbardhet i gjithë rasti. Nuk do të ndalemi së kërkuari Drejtësi për aktivistët që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje e arreste shtëpiake.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...