2 Dhjetor 2016 - 12:02
Në këtë takim, njofton kumtesa ministrore, u diskutua për procesin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës në një institucion të vetëm, si dhe planet dhe objektivat për të ardhmen, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, falënderoj të gjithë përfaqësuesit e donatorëve për mbështetjen e deritanishme në kuadër të këtij procesi, ku sipas tij me ndihmën dhe bashkëpunimin e gjithë donatorëve është arritur një progres i madh, siç është edhe përgatitja e Projektligjit për Agjencinë e të Hyrave, i cili Projektligj tashmë është proceduar për miratim në Qeveri.
Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen dhe kontributin e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës në procesin e krijimit të Agjencisë së të Hyrave, sidomos në fushat specifike të cilat janë potencuar nga Grupi Koordinues për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...