Krasniqi s’e kupton këmbënguljen e Mustafës për të falur territor

2 Dhjetor 2016 - 11:35      

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk e kupton këmbënguljen e kryeministrit Isa Mustafa për t’i falur territor Malit të Zi.

Ai ka thënë:

Njeriu e ka të vështirë ta kuptoj këmbënguljen e Isa Mustafës për të falë territor! Ai tani na paska dalë me një “ide” te “re”, për formimin e një komisioni për matjen e territorit?! Për të qenë “ideja” Edhe më “madhështore” e ka marrë me automatizëm mbështetjen fuqishëm edhe nga kreu i deputetëve të Partisë Demokratike?! Për ketë të fundit, vërtetë me vjen shumë keq!

Po këtu ata e kanë një problem, demarkacioni është përfunduar vetëm me Maqedoninë, me vendet e tjera përreth nuk i dimë se në cilat pika duhet të bëhet matja?! Madje, krejt çështja është, për ketë matje a duhet komision dhe pse?

Se kjo, është një mahi e koalicionit qeverisës askush nuk e vë në dyshim! Çështja është cila dot jetë mahia e radhës nga krerët e këtij koalicioni, i cili po shfaqë shumë gatishmëri për të falur territor?!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...