Ministri grek i Mbrojtjes provokon dhe i përgjigjet Ramës për çamët

2 Dhjetor 2016 - 11:14      

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos pasi provokoi me ngritjen e flamurit me ushtarët dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm në një aktivitet në kufi me Shqipërinë lëshoi edhe disa deklarata të forta si kundërpërgjigje ndaj Ramës për Çamërinë.

"Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve.
Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla.

Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare", citon Shqiptarja ministrin grek të Mbrojtjes.

Aktiviteti në kufi është një sinjal i Greqisë së nuk është dobësuar pavarësisht krizës ekonomike duke pasuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm disa javë më parë se Athina është më e fortë se Shqipëria si në anën ekonomike, por edhe ushtarake.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...