O’Connell: Demarkacioni nuk është kusht i BE-së, por i Shengen-it

2 Dhjetor 2016 - 10:28      

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell ka thënë se kërkesa që demarkacioni me Malin e Zi të jetë kusht për liberalizimin e vizave, nuk ka qenë kërkesë specifike e Bashkimit Evropian.

Ai këtë e tha në një intervistë dhënë në RTV Dukagjini, ku tha se kërkesa vjen në mënyrë specifike nga anëtarët e Zonës “Schengen”.

“Nuk ka qenë kërkesa bash e Bashkimit Evropian, ka qenë kërkesë e grupit të ‘schengen’për liberalizimin e vizave dhe ne nuk jemi anëtarë të këtij grupi”, tha O’Connell.

O’Connell edhe një herë ngriti zërin ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, për të cilin tha se është kulturë që të veprohet kësisoj.

“Në secilin nivel, deri zyrtarët më të ulët në sektorët publike ka manipulime e kërkesa, jo vetëm nga subjektet politike, por kjo është kultura që nëse jeni i lidhur me dikë, duhet ta punësosh dikë tjetër”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...