Vetëvendosje kërkon drejtësi para Pallatit të Drejtësisë [foto]

2 Dhjetor 2016 - 10:24      

Aktivistë të Vetëvendosjes, sot, para Pallatit të Drejtësisë, kanë zhvilluar një aktivitet në respektim dhe kërkim të asaj që ata e quajnë drejtësi për aktivistët e saj që janë të dënuar me masa të ndryshme sigurie: paraburgim, arrest shtëpiak dhe paraqitje në Polici, transmeton koha.net.

Ata, me parullat “Lironi aktivistët” dhe “Liri për të burgosurit politik” kanë qëndruar para dyerve të pallati të Drejtësi të cilat ruheshin dhe mbroheshin nga forca policore.
Aktivistët protestues në pallto kishin vendosur distinktivë me portretin e Astrit Deharit.

Astrit Dehari, i dyshuar për sulmin në Kuvendin Kosovës në muajin gusht, ka vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor.
Gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim, i ndjeri Dehari nuk ishte marrë asnjë herë në pyetje lidhur me veprën për të cilën akuzohej.
Për sulmin në Kuvendin e Kosovës janë të dyshuar edhe pesë aktivistë të Vetëvendosjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...