1 Dhjetor 2016 - 23:44
Ai ka thënë se Serbia ka kërkuar atëherë gjatë dialogut që të formojë struktura të reja, por pala nga Kosova e ka minimizuar këtë, transmeton Koha.net.
“Do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë serbë dhe shqiptarë në Veri. Serbia ka kërkuar që të formojë struktura të reja, pala kosovare ka minimizuar këtë”, ka thënë Miftaraj në “Interaktiv” të KTV-së, duke theksuar se sukses është që Kosova ka dorën e saj në Veri, pasi në 2008 nuk ka pasur asnjë ndikim atje.
Ai ka treguar edhe ato që mund të quhen lëshime.
“Lëshim është bërë me numër të gjyqtarëve, pasi do të ketë shumicë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Në afatgjatë kjo mund të rregullohet që pas pensionimit mos të vazhdojë me atë numër”, ka shtuar Miftaraj.
Sipas tij, Kosova ka ruajtur Kushtetutën dhe Ligjin me përjashtime të vogla, por atë që e sheh më të madhe është themelimi i degës së Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...