AGK-ja do të shqyrtojë rrethanat e raportimit të mediave për punën e gjykatave

2 Dhjetor 2016 - 07:04      

Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK) këto ditë do të analizojë situatën e krijuar së fundi në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me ç`rast u mbyllën për media dy gjykimet ndër më të përfolurat, afera “Stenta” dhe rasti i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj.

Përfaqësues të asociacionit i kanë thënë “Kohës Ditore” se së shpejti do të mblidhet bordi ku pritet të diskutohen propozime të ndryshme, duke përfshirë edhe atë për shqyrtimin e rrethanave rreth raportimit të mediave për punën e gjykatave.

Mbyllja e gjykimeve është ngritur si shqetësim edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke thënë se kjo situatë vë në dyshim vendimet e gjykatave. Ata i kanë bërë thirrje sistemit gjyqësor që të korrigjojë këto vendime.

Dy proceset gjyqësore, afera “Stenta” dhe rasti i Mekajt janë mbyllur për media të mërkurën nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Mungesa e hapësirës është gjetur si pretekst për përjashtimin e gazetarëve në rastin “Stenta”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...