Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e sulmit ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

2 Dhjetor 2016 - 06:25      

Pesë të dyshuarit për sulmin me gur dhe koktej molotovi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren mund të përballen me akuzat edhe për rrezikimin e objektit zyrtar të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo ngase Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që të zgjerojë hetimet duke përfshirë edhe dispozitat e veprës penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, përkatësisht paragrafin 3 të saj, shkruan sot Koha Ditore.

“Prokuroria ka vendosur që të zgjerojë hetimet lidhur me dyshimin se në këtë rast mund të jetë kryer një vepër më e rëndë penale nga neni 173, paragrafi 3 i Kodit Penal të Kosovës. Pra, vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm mbetet dhe hetimet zgjerohen edhe për veprën penale nga neni 173, paragrafi 3”, ka thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, teksa ka sqaruar se me rastin po merret Departamenti i Krimeve të Rënda.

Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës përkufizon veprën penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”. Ndërsa paragrafi 3 i këtij neni thekson se “Kushdo që kryen një sulm të dhunshëm mbi objektet zyrtare, vendbanimin privat ose në mjetet e transportit të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...