Koci thotë se agjenti Bozhidar Spasiq e dinte për akuzën për vrasjen e Hadrit

1 Dhjetor 2016 - 20:42      

Rezultati i gjykimit në rastin Hadri është lehtësim për të gjithë ata që e kanë pritur me vite këtë, veçanërisht për familjen Hadri.

Lidhur me intervistën e ish agjentit serb, Bozhidar Spasiq, avokati Arianit Koci në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk qëndron deklarata e tij se nuk ka pasur informacion për gjykimin dhe akuzën, transmeton Koha.net.

"Nuk është e vërtetë. Fillimisht ai nuk është person kredibil për ta thënë këtë. Proceduralisht janë të dënuar në shkallë të parë, kanë të drejt për ankesë. Ekstradimin, me kushtetutë, Serbia nuk mund ta bëj. Mundësia e tretë të cilën belgët do ta përdorin, është njohja e gjykimit të huaj në Serbi. Sidoqoftë, kjo është relaksim për te gjithë neve", ka thënë Koci.

Të arrestuarit Koci i quan kriminelë e rrugaqë duke theksuar se të tretë nuk do të kenë më gjum në sy.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...