Daçiq thotë se mund të ketë gabuar kur la takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit

1 Dhjetor 2016 - 20:09      

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duket se është penduar që ka lëshuar mbledhjen e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Varshavë.

Daçiq në një konferencë për media sot ka pranuar që mund të ketë qenë gabim i tij dalja nga takimi i përbashkët i ministrave të Jashtëm në Varshavë.

“Ka mundësi të kem bërë gabim, por në atë moment u ndjeva ashtu”, ka deklaruar Daçiq, raporton Balkan Insight.

Ai ka thënë se kur e ka parë që përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe nikoqirët e takimit nuk po reagojnë ndaj ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vendosur ta lë takimin.

Daçiq ka lëshuar në mënyrë demonstrative takimin e përbashkët të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, pas një përplasjeje të ashpër që pati me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj e ka kritikuar Daçiqin për qasjen e tij ndaj Kosovës, ndërsa ka thënë se Serbia është shkaktari i katër luftërave në Ballkan dhe asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

Ministria e Jashtme e Polonisë, e pyetur për komentin e saj në lidhje me ngjarjen ka thënë se ata janë nikoqirë neutral që i kanë ftuar vendet e Ballkanit për të biseduar për çështje politike të interesit të përbashkët të të gjitha këtyre shteteve, por nuk e kanë komentuar rastin.

Raportohet se lëshimi i takimit nga Daçiq ka lënë shije jo të mirë tek pjesëmarrësit e takimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...