1 Dhjetor 2016 - 19:04
Katër herë u tentua të votohet plotësim-ndryshimi i Kodit penal, e që sërish mbeti për një herë tjetër. Megjithëse ishin mbi 61 deputetë në sallë, pati të tillë që nuk morën pjesë fare në votim, transmeton Koha.net.
Opozitarët nga AAK-ja e Nisma, që u nënshkruan për prani në seancë, menjëherë e lëshuan sallën, ndërsa kryesuesi Haliti tha se kush nuk merr pjesë në votim, nuk merr mëditje.
Por, megjithatë ky ndryshim nuk arriti të bëhej, meqë në votim morën pjesë 60 deputetë, derisa duheshin 61. Për pika të tjera nuk e patën problem, deri kur radha i erdhi votimit të marrëveshjes financiare për IPA 2015, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për ratifikimin e së cilës kërkoheshin 80 vota për. Aty u aktivizua për të siguruar votat LDK-ja e PDK-ja.
Në sallë u kthye edhe AAK e Nisma, por megjithatë nuk arrihej numri prej 80 vetash.
Veprimin e dy partive opozitare e përshëndeti Ismet Beqiri, derisa kritikoi ashpër Vetëvendosjen. E derisa ishin në pritje edhe të deputetëve nga radhët e komuniteteve për ta arritur numrin e nevojshëm të votave, Daut Haradinaj kritikoi kryesuesin Xhavit Haliti për udhëheqjen e seancës së një dite më parë, që e kishte detyruar AAK-në ta lëshojë sallën.
Kur në sallë hynë Mufera Shenik e Fikrim Damka, në votim u hodh marrëveshja që merr 81 vota të deputetëve. Opozita sërish e lëshoi sallën derisa u zgjodhën dy anëtaret e reja të bordit të RTK-së, Naile Demiri e Afërdita Maliqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...