Kosova e Serbia e shohin si triumf Marrëveshjen për Drejtësi [video]

1 Dhjetor 2016 - 19:01      

Ishte marrëveshja e parë pas rifillimit të dialogut dhe e para që nënshkruhej nga Isa Mustafa si kryeministër, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, raporton KTV.

Marrëveshja për Drejtësi ka gjasë që gati 2 vjet pasi ishte arritur, të hyjë në fuqi më 10 janar të vitit 2017 dhe që institucionet paralele të drejtësisë në veri të vendit t’i fusë nën kontrollin e institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Për këtë, BE-ja u ka dhënë dy palëve afat 8 ditë, për t’i implementuar obligimet e mbetura, që integrimi të jetë efektiv plotësisht më 10 janar 2017.

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me marrëveshje, ka thënë se do të zbatohen vendimet e nxjerra edhe pas vitit 1999.

Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë.

Lidhur me këto deklarata, KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga ministrja Tahiri, që vazhdon qëndrimin në Bruksel. Pasi stafi i saj është njoftuar me kërkesën, ka lënë edhe një termin për të biseduar për këtë çështje përmes telefonit, për të mos u përgjigjur më pas.


Kosova e Serbia e shohin si triumf Marrëveshjen... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...