1 Dhjetor 2016 - 16:20
Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë, transmeton Koha.net.
“Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë. Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Njëkohësisht, që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...