Rreth 20 mijë raste të privatizimit presin zgjidhje

1 Dhjetor 2016 - 16:11      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme e cila merret me çështjet që kanë të bëjnë me procesin e privatizimit.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ministrat Dhurata Hoxha e Avdullah Hoti, u bisedua për zhvillimet që lidhen me procesin e privatizimit, koordinimin në këtë aspekt, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional duke respektuar plotësisht mandatin e secilës prej institucioneve.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë për institucionet përkatëse duke vlerësuar përkushtimin e tyre në procesin e privatizimit.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e intensifikimit të trajtimit dhe zgjidhjes së rasteve që lidhen me procesin e privatizimit, duke pasur parasysh edhe numrin prej rreth 20 mijë rasteve që tashmë ekzistojnë në këtë fushë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...