Thaçi vlerëson punën e KNKK-së për angazhimin për të pagjeturit e të gjitha etnive

1 Dhjetor 2016 - 16:01      

Presidenti Hashim Thaçi në takimin që ka pasur sot me shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Kosovë, Agim Gashin, u informua për angazhimet e kësaj organizate, me theks të veçantë në çështjen e personave të pagjetur.

Presidenti Thaçi e falënderoi atë për punën shumëvjeçare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të pagjeturit, por edhe për çështjet e tjera të natyrës humanitare në Kosovë dhe në rajon.

“Angazhimi juaj për të pagjeturit është i pazëvendësueshëm. E çmoj që angazhoheni njësoj për çdo person të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre”, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se shoqëria kosovare duhet të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të luftës.

Ndërsa, shefi i KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, u shpreh se Kryqi i Kuq ka temë bosht çështjen e të pagjeturve, por nuk lë anash edhe angazhimet e tjera, veçanërisht përkrahjen e shoqatave vendore të Kryqit të Kuq.

Gashi e informoi Presidentin Thaçi për punën e Grupit Punues për të pagjeturit, si mekanizëm i pavarur që merret me këtë çështje që nga viti 2004.

Presidenti Thaçi, duke çmuar lart punën e KNKK-së, u shpreh se do të mbështesë punën e këtij misioni, sidomos në çështjen urgjente të personave të pagjetur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...