Delawie lavdëron organet e sigurisë

1 Dhjetor 2016 - 15:54      

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Hyseni me ambasadorin amerikan kanë biseduar për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për luftimin e terrorizmit.

Ambasadori Delawie vlerësoi lart punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në përballjen me këto dukuri, sidomos masat që ka ndërmarrë kjo e fundit në parandalimin e aktit të mundshëm terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Delawie u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të intensifikojnë atë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...