Katari premton mbështetje për Kosovën

1 Dhjetor 2016 - 15:22      

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani vazhdon takimet me politikanë të nivelit të lartë dhe liderë të organizatave ndërkombëtare, të cilët po marrin pjesë në Samitin Botëror për Inovacione në Shëndetësi –World Innovation Summit for Health, WISH 2016 në Doha, Katar, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në kuadër të këtyre takimeve, Rrahmani sot takoi ministren e Shëndetësisë Publike të Katarit, Hanan Al Kuwari.

Në këtë takim u diskutua për sfidat e sistemeve shëndetësore të dy vendeve, për mundësinë e arritjes së një marrëveshje bashkëpunimi që do të i hapte rrugë mbështetjes së Katarit për Kosovën në të gjitha fushat e shëndetësisë e sidomos në ngritjen e kapaciteteve të reja infrastrukturore.

Rrahmani, falënderoj nikoqiren për ftesën dhe mikpritjen për delegacionin e Kosovës, gjatë kohës së pjesëmarrjes në Samitin e WISH-it.

Ministrja Al Kuwari premtoi se do të angazhohet që projektet me rëndësi për të cilat Kosova ka nevojë, do ti përkrah edhe në instanca tjera qeveritare në Katar e sidomos te Fondi për Zhvillim i Katarit, si mbështetës potencial i projekteve të propozuara nga Kosova.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...