1 Dhjetor 2016 - 14:30
Në këtë prezantim,pos ministrit Mahir Yagcilar, ishin të pranishëm edhe David Cullen, shef i DP për Zgjerim, i Komisionit Evropian, dhe përfaqësues nga SIGMA, Kuvendi dhe Qeveria.
Ministri Yagcilar, duke u shprehur mirënjohës për Komisionin Evropian dhe programin e SIGMA-s për përkrahjen e tyre me ekspertizë në hartimin e këtij raporti, tha se kjo analizë e rishikimit është e një rëndësie të veçante sepse ofron një studim mbi gjendjen aktuale të funksionimit të agjencive dhe të institucioneve të pavarura rregullatorë, si statusi juridik, legjislacionin me të cilin janë themeluar, mënyrën e udhëheqjes dhe të raportimit, marrëdhënien e punës, etj.
Në takim, u theksua se agjencitë që veprojnë në kuadër të Kuvendit dhe të Qeverisë, janë formuar ndër vite ndaj la lindur nevoja për reformimin e tyre, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me praktikat e BE-së dhe OECD-së. Duke pasur për bazë këto argumente edhe rishikimi i institucioneve dhe agjencive të pavarura, po bëhet me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga rekomandimet e Këshillit të Evropës.
Ndërkaq, analiza e prezantuar pos që përbën një obligim për institucionet e Kosovës, ajo paraqet edhe një shkoqitje reale të gjendjes, dhe një mundësi të mirë për institucionet për të ndërmarrë hapat e veta për reformim në këtë fushë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...