1 Dhjetor 2016 - 14:05
Policia, transmeton Koha.net, ka realizuar bastisjen e tri lokacioneve të ndryshme në kuadër të komunës së Leposaviqit: një në fshatin Banoviqe ku është identifikuar laboratori dhe dy të tjera bastisje në Leshak të Leposaviqit, ku është identifikuar një depo dhe bastisja e një hapësire banesore. Aty janë gjetur dhe sekuestruar material i provave të cilat do të përdoren për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore.
Në vendngjarje Policia ka identifikuar:
pajisjet (makinerinë) ilegale për prodhimin dhe mbushjen e pijeve alkoolike
ambalazhe për mbushjen e pijeve të ndryshme alkoolike
një sasi të shumtë të etiketave për pije të ndryshme alkoolike
kapak për mbyllje të shisheve, si dhe
ambalazhe për paketimin dhe distribuimin e mëtejmë.
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ka arrestuar një person, si të dyshuar lidhur me veprimtari kriminale sipas nenit 267 të Kodit Penal të Kosovës “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe nenit 306 “prodhimi i ndaluar”.
Të gjitha veprimet e mëtejme hetimore lidhur me sekuestrimin dhe procedimin e provave të mbledhura do të zhvillohen nga hetuesit e njësisë përkatëse të hetuesve rajonalë të Drejtorisë së Policisë të Mitrovicës veri, në konsultim me prokurorin e Shtetit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.



© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...