Zvicra vazhdon përkrahjen për Kosovën

1 Dhjetor 2016 - 13:45      

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Hyseni e njoftoi ambasadorin për punën që po bënë MPB.

Ai veçoi angazhimin e përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin e migrimit të pa rregullt dhe fushave me interes të përbashkët.

Aambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebe theksoi se Zvicra do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.
Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund Hyseni falënderoi shtetin e Zvicrës në përkrahjen që i ka bërë dhe po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për siguri dhe kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...