Procedurat administrative në Kosovë vonojnë marrëveshjen për targat

1 Dhjetor 2016 - 13:14      

Ende nuk ka ndonjë afat kohor se kur do të mund të fillojë së zbatuari marrëveshja për reciprocitet të plotë për targat e veturave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nënkupton heqjen nga përdorimi i tabelave “prova” të cilat njëanshëm janë zbatuar nga pala serbe që nga viti 2011.

Kështu ka thënë për rel, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sipas së cilës, më 15 nëntor ka kaluar afati për zbatimin e marrëveshjes reciproke, por këto zvarritje sipas saj, po ndodhin për shkak të vonesave administrative të institucioneve të Kosovës

“Vonesat janë nga ana jonë, për shkak se ende po vazhdojnë procedurat administrative që lidhen më prodhimin e letrës ngjitëse. Pra janë procedurat tenderuese e të tjera. Dhe secili që punon në administratën publike e di se sa marrin kohë. Pra, për shkak të vonesave administrative nga pala e Kosovës ende nuk ka filluar zbatimi, kurse pala serbe është gati “

Në momentin kur autoritetet kompetente t’i përfundojnë këto procedura, qeveria e Kosovës, thotë Tahiri do ta njoftoj Bashkimin Evropian dhe pastaj do të caktohet një datë për fillimin e zbatimit të marrëveshjes.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, në muajin shtator kanë arritur marrëveshje për reciprocitet të plotë për targat e veturave në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje do të kontribuojë për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...