Serbia do e ndryshojë Kushtetutën, po formulimin për Kosovën në preambulë?

1 Dhjetor 2016 - 13:02      

Serbinë së shpejti e pret një çështje mbi të gjitha çështjet – t’ua dalë presioneve dhe si të mos e fshijë preambulën për Kosovën. Në këtë kohë, një vit më vonë, Serbia duhet të bëhet me kushtetutë të re, e cila duhet votohet në referendum, shkruan Blici i Beogradit, transmeton Koha.net.

Tash për tash marrëveshja është për ndryshime në gjyqësi, por ka shenja se do të ndryshojë edhe mënyra e zgjedhjes së presidentit të vendit, si dhe preambula për Kosovën.

Dilema është të ndryshojë apo të fshihet preambula për Kosovën.
Dihet se BE dhe vendet perëndimore tash e një kohë të gjatë bëjnë presion ndaj Serbisë që të heq nga kushtetuta preambulën për Kosovën, por shtrohet si problem nëse një vendim i tillë do të marrë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve në Kuvendin e Serbisë si dhe të shumicës së qytetarëve në referendum.

Nuk do të ishte jo reale që Serbia të ndërmarrë një hap më pak të dhimbshëm, pra të ndryshojë preambulën për Kosovën e Metohinë. Ekspertët propozojnë që kjo të formulohet se Kosova e Metohia është pjesë e Serbisë që aktualisht nuk ndodhet nën pushtetin e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...