1 Dhjetor 2016 - 12:54
Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, në këtë konferencë tha se, Austria është një ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë në fushën e arsimit të lartë, sidomos në mbështetjen e punës së AKA-së, si një institucion i rëndësishëm në sigurimin e cilësisë, njofton kumtesa nga MAShT, transmeton koha.net.
Ndërsa, për rëndësinë e AKA-së në sigurimin e standardeve të cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe funksionimin e saj të pavarur dhe profesional, foli edhe drejtori i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), Colin Tuck.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në Konferencën “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”, e organizuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).
Ai theksoi se ndër të tjera tha se, AKA ka përgjegjësi sa i përket anëtarësimit në EQAR, në përmbushjen e standardeve për të qenë konkurrent me agjencitë tjera, të cilat janë pjesë e Rrjetit të agjencive evropiane për sigurimin e cilësisë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...